Laporta: Flick po bën një punë të jashtëzakonshme

Joan Laporta i dërgon një tjetër mesazh Xavi Hernández. Presidenti i Barcelonës, gjatë ditës së hapur të fondacionit Cruyff, vuri në pah aftësitë dhe personalitetin e Hansi Flick, duke thënë se trajneri gjerman nuk kërkon justifikime pavarësisht dëmtimeve të shumta që skuadra pësoi në fillim të sezonit.
Laporta vlerësoi punën e ish-trajnerit të Bayernit: “Ne e nisëm mirë. Trajneri ynë po bën shumë mirë dhe nuk justifikohet. Lëndimet janë problem por ai po e kapërcen shumë mirë. Tani lojtarët e rëndësishëm po rikuperohen”, shpjegoi ai.
Laporta pranoi rolin e madh që luajnë lojtarët e La Masías këtë sezon: “Ka shumë ndeshje. Kalendari na detyron të kemi skuadra konkurruese dhe të shumta. Përfshirja e lojtarëve nga ekipi i të rinjve po jep rezultate të shkëlqyera dhe Flick po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai është një trajner shumë profesionist, i cili e njeh ekipin dhe e menaxhon shumë mirë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




