Rudiger: Yamal të fut frikën dhe është vetëm 17 vjeç

Spanjë | 2 vite më parë

Lideri i Spanjës në Euro 2024, kandidat për Topin e Artë, titullar i pazëvendësueshëm për Barcelonën. Të gjitha vetëm në moshën 17-vjeçare: Talenti i Lamine Yamal ka magjepsur të gjithë, përfshirë kundërshtarët e tij që tashmë e konsiderojnë atë një kampion, një lojtar që është i vështirë për t’u markuar dhe për këtë arsye për t’u frikësuar.

Ky është edhe rasti i Antonio Rudiger, mbrojtësi i Realit të Madridit, i cili ka fituar shumë trofe, por që ka deklaruar me gjithë sinqeritet se “ka frikë” nga numrat e anësorit sulmues spanjoll. Gjatë një interviste të dhënë në një kanal në YouTube, ish-lojtari i Chelseat dhe Romës deklaroi:

“Duhet t’i jepni meritat. Ai është vetëm 17 vjeç dhe kjo që po bën nuk është diçka e vogël. Barcelona ka një lojtar që ka gjithë karrierën përpara. Shpresoj që ai të qëndrojë i shëndetshëm, sepse ne kurrë nuk i urojmë keq askujt, ai është vetëm 17 vjeç dhe është e frikshme, le të mendojmë se çfarë bëri gjatë Kampionatit Evropian, le të harrojmë rivalitetin dhe gjëra të tilla”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme