Start i shkëlqyer i Barcelonës, vetëm dy trajnerë kanë bërë më

Kampionati i Barcelonës ka filluar në një mënyrë vërtetë të pabesueshme, thuajse e papritur pas sezonit të kaluar dhe një tjetër vere të vështirë. Gjashtë ndeshje dhe gjashtë fitore, vendi i parë në renditjen e La Ligas me 4 pikë më shumë se Reali i Madridit. Siç thuhet në faqen zyrtare të spanjollëve, është një nga fillimet më të mira në historinë e klubit.
Kjo është vetëm hera e shtatë që Barça arrin të fitojë gjashtë ndeshjet e para të kampionatit dhe vetëm dy herë ka arritur të bëjë më mirë: ky sukses u arrit nga Tata Martino, i cili vendosi rekordin e tetë fitoreve në sezonin 2013/14, ndërsa Ernesto Valverde, fitoi shtatë në 2017/18. Katalanasit do të luajnë në shtëpi kundër Getafes të mërkurën dhe për këtë arsye mund të përputhen me rezultatet e arritura nga trajneri që tani është në krye të Athletic Club.
Me gjashtë fitore radhazi, së bashku me Hansi Flick, janë anglezi James Bellamy (sezoni 1929/30), i madhi Johan Cruyff (1990/91), Louis van Gaal (1997/98), Pep Guardiola (2009/10) dhe i ndjeri Tito Vilanova (2012/13).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




