Reali rrezikon, por… fiton dhe i bën presion Barçës

Në raundin e mesjavës, i vlefshëm për javën e 7-të të La Liga-s, Real Madrid mundi 3-2 Deportivo Alaves në Bernabeu dhe qëndron 1 pikë larg Barcelonës (luan të mërkurën). Los Blancos iu desh më pak se një minutë për të kaluar në avantazh me Lucas Vazquez, përpara se të dyfishonin epërsinë me Mbappé (40′) dhe ta rriste akoma më shumë atë me Rodrygo (48′).
Në finale, Alaves shënoi me Benavidez (85′) dhe Garcia (86′), por nuk arriti të barazojë. Endrick goditi një shtyllë.
Fitorja e katërt radhazi në La Liga për Real Madridin, i cili tani mburret me 17 pikë në renditje. Një më pak se Barcelona, për momentin, duke pritur që katalanasit të dalin në fushë të mërkurën në mbrëmje kundër Getafes. Alaves mbetet në 10 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




