Barcelona merr trepikëshin e radhës, fiton me goleadë përballë

Spanjë | 2 vite më parë

Barcelona koleksionon fitoren e radhës në kampionat. Skuadra “blaugrana” mposht me goleadë 5-1 Villarrealin në transfertë dhe merr suksesin e 6-të radhazi (në po aq ndeshje të luajtura) në La Liga.

Lewandowski shënon dy gola në pjesën e parë, ndërsa Torre dhe Raphinha (2 gola) realizojnë në pjesën e dytë.

Barcelona ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri, 6 fitore në po aq ndeshje, dhe kryeson e vetme me pikë të plota kampionatin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme