Reali i falet penalltive, Sociedad bie në “Anoeta”

Spanjë | 2 vite më parë

Real Madrid ka siguruar fitoren e dytë radhazi në La Liga duke mundur 2-0 Real Sociedad në transfertë.

Takimi ishte i luftuar në “Anoeta” pasi të dy skuadrat krijuan raste shënimi edhe pse në pjesën e parë të dy ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes në shifrat 0-0.

Madrilenët ia dolën të gjenin golin e avantazhit në minutën e 58’ të sfidës, pas një penalltie të ekzekutuar nga Vinicius. Në minutën e 75-të, te pika e bardhë u shfaq edhe Mbape, i cili ekzekutoi një penallti të dytë për skuadrën e tij, duke dyfishuar shifrat që rezistuan deri në fund.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme