Reali, Vinicius: Mbappé? Mund të bëjmë gjëra të mëdha

Spanjë | 2 vite më parë

Në një intervistë të gjatë me CNN, sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, preku shumë tema, duke përfshirë objektivat e tij sezonale: “Çdo vit qëllimi ynë është të fitojmë sa më shumë tituj. Kupa e Mbretit gjithmonë na largon nga tripleta, sepse luajmë kundër shumë skuadra të vështira gjatë gjithë janarit, e cila është periudha në të cilën ka numrin më të madh të ndeshjeve. Gara e kupës përfundon duke i komplikuar gjërat pak, por është motivuese për të fituar më në fund tripletën”.

Ardhja e Mbappe- “Skuadra është shumë e mirë dhe ka qenë për një kohë të gjatë. Tani, me ardhjen e Mbappe, të gjithë thonë se skuadra mund të bëhet e pandalshme, por tani për tani ne duhet të bëjmë stërvitjen më të mirë dhe të përpiqemi të kuptojmë njëri-tjetrin sa më shpejt”.

“Më pëlqen shumë stili i Mbappe-së, më pëlqen se si luan dhe e vërteta është se jam shumë i emocionuar për atë që ne mund të bëjmë gjatë sezonit ku ai gjithmonë ka ëndërruar të jetë dhe ku çdo lojtar ka ëndërruar gjithmonë të luajë”.

“Shpresojmë që të jetë në gjendje të shënojë aq gola për ne sa ka bërë me ekipin e tij të mëparshëm, si dhe me ekipin kombëtar, dhe shpresoj ai mund të bëjë edhe më shumë me ne”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme