Barcelona mposht Bilbaon dhe bën dy nga dy

Spanjë | 2 vite më parë

Barcelona është në krye me gjashtë pikë pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos. Sfidë e nxehtë dhe ritëm i lartë që në fillim, me katalanasit që përpiqen të luajnë lojën dhe të menaxhojnë topin. Nga mesi i pjesës së parë, vendasit e thyen ngërçin, falë perlës së parë të sezonit të Lamine Yamal në minutën e 24-ët. Megjithatë, në minutën e 42-të u vendos barazpesha në 1-1, me Sancet që realizoi një penallti.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Flick shtypën gazin, duke kërkuar një avantazh të ri. Në minutën e 75-të vendasit gjetën përfundimisht 2-1, me kombinimin Pedri-Leëandoëski, me polakun që finalizoi saktë. Skuadra e Valverdes tentoi ta rikthejë në fund, por pa ia arritur qëllimit. Barcelona fiton dhe fluturon në 6 pikë, 5 më shumë se Reali që do të luajë të dielën në shtëpi përballë Real Valladolid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme