Dëmtohet Camavinga, mesfushori do qëndrojë 2 muaj larg fushës

Spanjë | 2 vite më parë

I pafat Camavinga. Tashmë është zyrtare mungesa e mesfushorit francez mbrëmjen e sotme, në ndeshjen mes Real Madridit dhe Atalantës, e vlefshme për Superkupën e Europës.

Lojtari pasi mësoi se kishte pësuar një ndrydhje në ligamentin e brendshëm të gjurit të majtë, tashmë po mendon të rikthehet, pavarësisht se ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij me një postim në Instagram:

“Do të punoj fort për t’u kthyer së shpejti. I zhgënjyer thellësisht vuaj nga ky dëmtim dhe për të humbur fillimin e sezonit, do të punoj shumë për t’u kthyer së shpejti.

Diagnoza e parë nga shërbimet mjekësore të klubit ishte një ndrydhje e rëndë në gju, por kjo duhej vërtetuar me analiza mjekësore. Dhe të njëjtat teste konfirmuan se ai pësoi një ndrydhje të ligamentit të brendshëm të gjurit të majtë. Kjo do të thotë se lojtari francez do të jetë larg fushës për një periudhë prej gjashtë deri në shtatë javë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme