“Oferta më e lartë në historinë e futbollit”, Arabia Saudite

Spanjë | 2 vite më parë

Arabia Saudite synoi edhe Vinicius Junior, por mori një refuzim të prerë. Sulmuesi i Real Madrid ka marrë një telefonatë nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) i cili punon në emër të Ministrisë së Sporteve të vendit arab. Synimi ishte ta bënte atë njeriun imazh të Ligës Pro Saudite, veçanërisht në funksion të Kupës së Botës 2034, që do të mbahet në Arabinë Saudite.

Për ta bërë këtë, padyshim, arabët kishin vënë shumë para në tryezë. Lajmi i qarkulluar sot, i nisur nga The Athletic, konfirmohet edhe nga ESPN Brasil, e cila shton edhe shifrat e propozimit: 350 milionë euro në sezon. “Oferta e pagës më të lartë në historinë e futbollit”, nënvizon transmetuesi.

Vinicius ende nuk është përgjigjur zyrtarisht, por synimi i tij është të qëndrojë te Real Madrid edhe për një kohë të gjatë. Për më tepër, duhet thënë se vetë madrilenët nuk dëshirojnë ta lëshojnë yllin e tyre. Në kontratën e tij ka një klauzolë me vlerë një miliard dhe kaq mjafton që Real Madridi të flejë i qetë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme