Barcelona fiton “Klasiken”, Pau Victor ndëshkon Realin

Dy gjigantët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Reali i Madridit u përballën në një miqësore luksi në Nju Jork.
Blaugranat mposhtën rivalët e vjetër 2-1 dhe protagonisti i takimit ishte Pau Victor, që realizoi një dygolësh, nga një gol për çdo pjesë.
Reali u kundërpërgjigj me Nico Paz, por goli i tij erdhi shumë vonë dhe madrilenët nuk arritën që të evitojnë humbjen në këtë miqësore të luajtur në SHBA.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




