Barcelona e magjepsur nga Dani Olmo, tjetër ofertë për talentin

Spanjë | 2 vite më parë

Barcelona duket se është magjepsur nga Dani Olmo dhe po synon që të bëjë të vetin me çdo kusht mesfushorin e talentuar, që spikati me fanellën e Spanjës në Europianin e fundit.

Klubi spanjoll ka bërë një ofertë të dytë për lojtarin e RB Leipzig, me vlerë 65 milionë euro. Detajet e propozimit: një pagesë fillestare fikse prej 50 milionë eurosh, e cila do të rritet në 65 milionë euro në total nëse arrihen disa bonuse specifike.

Leipzig po e shqyrton seriozisht këtë ofertë,  ndërsa kushtet personale me 26-vjeçarin ende nuk janë finalizuar, por nuk duhet të ketë probleme. Vlen të theksohet se drejtori sportiv i Barcelonës Deco nuk e ndoqi skuadrën në Shtetet e Bashkuara, por mbeti në Evropë për të finalizuar marrëveshjen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme