Reali, Endrick: Këtu përgjithmonë. Dhe shpërthen në lot

Spanjë | 2 vite më parë

Spektakli vazhdon, 40 mijë të pranishëm kanë pritur ardhjen në fushën e Bernabeut të një tjetër “galaktikos” që merkato e ka sjellë nën urdhërat e Carlo Ancelottit. 27 korriku 2024 do të hyjë në historinë më të re të Real Madridit si dita e prezantimit të brazilianit Endrick, të marrë nga Palmeiras.

Disa fjalë për të në skenën e ngritur për këtë rast, dukshëm emocionues dhe shpeshherë i detyruar të ndërpresë fjalimet e tij për të tharë lotët: “Faleminderit të gjithëve që erdhët në Bernabéu, jam shumë i lumtur, sepse që kur isha fëmijë kam ëndërruar të luaj për Real Madridin dhe sot bëhet e mundur”.

“E gjithë kjo është shumë e madhe për mua, nuk mund ta imagjinoni sa shumë”. Dhe pastaj “Hala Madrid” e pashmangshme për fansat, tani një ritual në ato anë, dhe puthja në stemë. Më pas, në konferencë për shtyp ai u betua për dashuri të përjetshme: “Gjithmonë e kam dashur Real Madridin. Shpresoj të qëndroj këtu gjatë gjithë jetës sime”. Endrick do të veshë fanellën me numrin 16.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme