Mamaja e Mbape: Gati padia për PSG-në, Kilian gjithmonë ka thënë

“Nuk kam qarë kurrë më parë për Kilianin”. Mamaja e sulmuesit të ri të Realit rrëfen për “Le Parisien” emocionet e prezantimit në “Santiago Bernabeu” ku u duk qartë e emocionuar nga atmosfera.
“U përlota që në mëngjes, nuk e di çfarë kisha. Mbase ishte edhe lodhja”, vazhdoi Fajza Lamari, e cila konsiderohet si “gruaja e hekurt” e familjes.
Ajo tregon se sulmuesi ka qenë që i volgël tifoz i Realit. “Kur ishte pesë vjeç më tha se dëshironte të transferohej në Madrid, ndërsa unë mendoja se ishte çmendur”, tregon mamaja e Mbape.
“Dy vite më parë Mbape ishte shumë pranë transferimit në Madrid, por në fund preferoi që të qëndronte në Paris. Ai nuk ka gënjyer kurrë presidentin e PSG-së dhe gjithmonë i ka thënë se një ditë dëshironte të bëhej një lojtar i Realit. Po të mos ishte për Realin, Mbape nuk do të ishte larguar kurrë nga Parisi”, tha Fajza Lamari.
Mes të tjerash ai komentuar me nota negative largimin e Mbapesë nga PSG. “Duket si një divorc. Të dy palët ishin të tensionuara dhe në të tilla raste mbahen mend vetëm çastet e vështira. Sa i përket bonuseve të munguara, ne jemi gati që të ndjekin edhe rrugët ligjore për të detyruar PSG-në të na japin atë që i takojnë Kilianit”, përfundoi Fajza Lamari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




