PSG ofron 250 milionë për Yamal

Spanjë | 2 vite më parë

Është vetëm 16 vjeç, po Lamine Yamal po konfirmon veten në Kampionatin Evropian si një yll i ri i futbollit evropian, duke konfirmuar gjërat e mira që bëri në sezonin e tij të parë me Barcelonën.

Klubi blaugrana ka përcaktuar si të pashitshëm sulmuesin e ri, që është objekt i dëshirës së klubeve të mëdha evropiane.

Sipas asaj që raporton sot Mundo Deportivo, në tavolinën e Barcelonës ka mbërritur një superofertë nga Paris Saint Germain: 250 milionë euro, por nuk ka negociata për Barçën: Lamine nuk shitet në asnjë rrethanë. Pranverën e kaluar, shkruan Mundo Deportivo, PSG kishte ofruar 200 milionë për sulmuesin, por edhe në atë rast oferta iu kthye dërguesit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme