Ancelotti kundër Botërorit për Klube: Vetëm një ndeshje e Realit

Në një intervistë dhënë për “Il Giornale”, kampioni i shumëfishtë evropian Carlo Ancelotti sulmon FIFA-n dhe Kupën e re të Botës për Klube që do të fillojë në verën e vitit 2025.
“Real Madrid në Kupën e Botës për Klube? FIFA ta harrojë këtë, lojtarët dhe klubet nuk do të marrin pjesë në atë turne.
Një ndeshje e vetme e Real Madridit vlen 20 milionë dhe FIFA dëshiron të na japë atë shumë për të gjithë kupën. Jo, nuk bëhet kështu. Ashtu si ne shumë klube të tjera do të refuzojnë ftesën”, ka deklaruar trajneri i Realit të Madridit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




