Spanja shpall listën përfundimtare për “Euro 2024”

Luis de la Fuente ka bërë zyrtare listën e futbollistëve, të cilët do të përfaqësojnë Spanjën në Euro 2024.
Ai ka larguar nga lista mbrojtësin e Barcelonës, Pau Kubarsi, Aleiks Garsia i Gironës si dhe Markos Jorente të Atletiko Madrid.
Në listë janë përfshirë emrat si Kukurejala i Çelsit, Laporte i Al Nasr, Le Normand i Real Sociedad, Vivian i Atletik Bilbaos, Baena i Vijareal, Joselu i Realit apo edhe Ajoze i Real Betis.
Lista përfundimtare e Spanjës për Euro 2024:
Portierë: Unai Simon, David Raja, Aleks Remiro.
Mbrojtës: Karvahal, Hesus Navas, Grimaldo, Kukureja, Le Normand, Laporte, Naço, Vivian.
Mesfushorë:Rodri, Zubimendi, Merino, Fabian Ruiz, Fermin Lopez, Pedri, Dani Olmo, Baena.
Sulmues: Niko Uilliams, Lamin Jamal, Oyarzabal, Ferran Torres, Ajoze, Morata, Joselu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




