Arda Guler po shijon momentin: Të gjithë po më ndihmojnë

Spanjë | 2 vite më parë

Ndikim i madh me realitetin e ri për Arda Guler. Lojtari i ri i Real Madridit foli për kanalet zyrtare të klubit pas barazimit të 4-4 kundër Villarrealit: “Kemi pasur një pjesë të parë të mirë – filloi lojtari turk i lindur në 2005 – Ne shkuam 4-1, por edhe kundërshtari ynë luajti mirë”.

“Natyrisht që Real Madrid gjithmonë luan për të fituar dhe në ndeshjen e fundit mori një barazim, por unë ende mendoj se ne luajtëm mirë. U përshtata plotësisht me ekipin. Të gjithë këtu, përfshirë trajnerin dhe shokët e mi të skuadrës, po më ndihmojnë shumë. Dua të vazhdoj të shënoj gola të tillë për t’i bërë të lumtur shokët e skuadrës dhe njerëzit që besojnë tek unë”.

“Ndihma e Ancelottit? Edhe kur nuk isha duke luajtur, ai gjithmonë fliste me mua. Më tha të kisha durim dhe të vazhdoja të punoja që më në fund të vinte koha. Ato fjalë më dhanë vërtet besim. Unë jam i dashuruar me topin, më pëlqen të luaj futboll dhe falë Zotit po  shënoj këta gola”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme