Casillas sulmon Barçën: Champions i 2009 ishte vjedhja e shekullit

Rivaliteti mes Real-it dhe Barcelona-s është transferuar jashtë fushave të lojës me legjendat e klubeve, të cilët japin deklarata të ndezura.
Gerard Pique, vetëm pak ditë pas skandalit Negreira (ish-presidenti i Komitetit Teknik të Arbitrave ka përfituar rreth 1.4 milionë euro nga klubi katalan mes viteve 2016-2018), ka thënë në prezencë të Casilla-s se “po të shikojmë me hollësi faturat e UEFA-s dhe Champions League me siguri do të figurojë emri i Real Madrid-it”.
Ka mjaftuar kaq për të hapur mëritë e vjetra dhe nuk ka vonuar përgjigja e ish-numrit një të Real-it. “Këta të Barçës duhet të bëjnë kujdes dhe bëjnë mire të heshtin pasi gjysëmfinalja mes Chelsea dhe Barcelona ka qenë vjedhja e shekullit. Ka qenë njëra nga vjedhjet më të mëdha që ka parë historia e futbollit”, tha 41-vjeçari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



