Gjithçka e lehtë për Barçën, Reali në -8

Spanjë | 4 vite më parë

Vazhdon marshimi i Barcelonës duke mposhtur 2-0 Cadiz që vitet e fundit ishte kthyer në një “mace e zezë”. Blaugranët, pavarësisht mungesës së Pedrit, i dëmtuar, poseduan topin që në fillim ndaj një skuadre të vështirë, e cila di të bëjë që rivalët të luajnë keq dhe të kenë një nga portierët më të mirë në La Liga. Në fakt, Cadiz i vuri katalanasit në vështirësi dhe goli i Roger Mart u anulua në minutën e 19-të për pozicion jashtë loje. Një mundësi kishte edhe Fali, ndërsa posedimi i topit të vendasve nuk çoi në raste konkrete deri në fund të pjesës. Sfida u zhbllokua në minutën e 43-të, kur Sergi Roberto shënoi lehtësisht, pasi Iza kishte devijuar goditjen e Leëandoëskit. Në rikuperim, Lewa merr kënaqësinë personale. Asistimi është pikërisht nga Sergi Roberto, me shiritin e kapitenit, kontroln dhe gjuajtje e polakit për 2-0.

Në pjesën e dytë, Leëandoëski iu afrua menjëherë dopietës së tij personale, duke goditur traversën. Megjithatë, Cadiz tregoi se është ende gjallë dhe një gol i Roger Martí u anullua sërish në minutën e 58-të, këtë herë për shkak të një faulli të Fali ndaj ter Stegen. Portieri gjerman shmangu golin e Chris Ramos, ndërsa miqtë goditën dy shtyllat vonë. Kështu Cadiz duhet të dorëzohet me rezultatin 2-0, duke lejuar Barçën të arrijë në 59 pikë dhe +8 ndaj Real Madridit. Cadiz mbetet i katërti nga i fundit me 22 pikë, +2 ndaj Valencias (20), që do të angazhohet kundër Getafes (19) .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme