Gjesti i bukur i Ancelottit me një tifoz para sfidës Bilbao-Real

Spanjë | 4 vite më parë

Pak çaste para fillimit të ndeshjes mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përjetuar një moment kurioz teksa ka arritur në stolin e tij. Një tifoz që ndodhej menjëherë pas tij në tribunën e stadiumit ‘San Mamés’ i bëri një kërkesë surreale: donte të përtypte çamçakëz. Ancelotti nuk ngurroi për asnjë moment dhe ia ofroi me dashamirësi, me një shprehje të fytyrës diku mes mosbesimit dhe argëtimit.

Videoja është shpërndarë në Tik Tok dhe ka nxjerrë në pah një nga skenat më qesharake të ndeshjes mes skuadrës së Valverdes dhe Real Madridit që triumfoi 2-0 me golat e shënuar nga Benzema dhe Kroos. ‘Blancos’ vazhdojnë kështu ndjekjen e Barcelonës, e para në renditje me tri pikë epërsi ndaj Real Madridit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme