Barcelona mposht Getafen, Villarreal fiton në ekstrem

Barcelona e Xavi-t fiton lehtësisht, duke mposhtur Getafen 1-0. Në Camp Nou, katalanasit mbajnë pothuajse 70% të posedimit të topit në pjesën e parë. Avantazhi i vendasve vjen në minutën e 35-të, me një top të rikuperuar në gjysmën e fushës së kundërshtarit dhe të vendosur në mes nga Raphinha: Pedri hyn në zonë dhe realizon me të djathtën, 1-0. Pjesa e dytë nisi në të njëjtën mënyrë, por me kalimin e minutave miqtë gjetën guxim dhe besim dhe tentuan të barazojnë, pa ia arritur. Në ndeshjen finale, katalanasit rikthehen në menaxhim, dhe administrojnë deri në sinjalizimin e fundit. Barcelona fiton 1-0, duke arritur në 44 pikë në renditje. Getafe mbetet me 17 pikë, në luftë të plotë për të mos rënë nga kategoria.
Villarreal fiton 1-0 në ekstrem në shtëpi kundër Girona. “Nëndetësja e Verdhë” e nisi fuqishëm dhe dominoi në masë pjesën e parë, ku goditi edhe shtyllën në minutën e 12-të me përfundimin e Yeremi Pino. Në fraksionin e parë një lojë shumë nervoze, me 7 kartonë të verdhë në total (4 për të zotët e shtëpisë). Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan dhe ndeshja u anua në favor të njëmbëdhjetëshes së Setien nga minuta e 78-të, kur erdhi kartoni i dytë i verdhë për mbrojtësin mysafir Bueno. Vendasit patën mundësinë e madhe për të realizuar në minutën e 93-të me penallti, Gerard Moreno gaboi nga pika e bardhë. Në rikuperimin e zgjatur, në sekondën e fundit jepet një tjetër penallti për Parejon dhe shokët e tij. Në vend shfaqet kapiteni i “Nëndetëses së Verdhë”, i cili në minutën e 101-të zhbllokoi dhe vendosi ndeshjen. Përfundon 1-0, me Villarrealin që ngjitet në 31 pikë në renditje. Girona ndaloi në 21.
Ndeshja mes Elche dhe Osasunës përfundoi në barazim 1-1. Miqtë luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer, duke dëshmuar epërsi si nga pikëpamja tekniko-taktike, ashtu edhe për nga qëndrimi. Skuadra e Pamplonës kaloi në epërsi në minutën e 20-të, me një goditje të shkëlqyer me kokë nga Avila pas krosimit të Barjës nga e majta. Në pjesën e dytë reagimi krenar i vendasve, të cilët dolën në fushë me një vrull krejt tjetër dhe në minutën e 67-të barazuan me golin e Carmona-s. Në finale bardhezinjtë, të fundit në renditje, madje kanë mundësi ta fitojnë, me protagonist portierin Aitor. Përfundon 1-1. Një pikë e mirë për Elche, e cila mbetet në fund të kësaj Lige me 6 pikë. Osasuna ngjitet në 28 pikë, duke humbur mundësinë për t’iu afruar edhe më shumë zonës së garave evropiane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



