Prapaskena, Perez kontakton me Mbappé, por i akuzon të ëmën

Real Madrid ose më saktë Florentino Perez ka ende shpresë për të veshur më të bardha Kylian Mbappé. Sipas “The Athletic” numri një i Real-it e konsideron 24-vjeçarin si yllin e radhës për të afruar në “Bernabeu” edhe pse nga ana tjetër ka një marrëdhënie të keqe nënë e tij.
Konflikti – Sipas “The Athletic” pas refuzimit të ofertës që bëri Kylian Mbappé në verë qëndron nëna e tij, Fayza Lamari. Kjo e fundit akuzohet nga Perez se ka bindur të birin që të qëndrojë në Paris për para dhe të refuzonte kështu famën që i ofron Real Madrid-i. Por vetë 48-vjeçarja ka një version tjetër të fakteve dhe akuzon numrin një të Real-it për manipulim të fakteve pasi sipas saj i biri kurrë nuk ka qenë pranë transferimit në Madrid siç pandehte Perez.
Kontaktet – Sipas prestigjozes “The Athletic” Florentino Perez ka intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit. Mësohet se pas Botërorit në Katar, Perez ka hapur kanale të tjera kontakti me 24-vjeçarin pasi shpreson që ta dërgojë në Bernabeu. Perez do të përfitojë nga krisja që ka Kylian Mbappé me krerët e PSG-së, të cilët kanë mënjanuar disi yllin francez duke i dhënë më shumë vëmendje Messi-t.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




