Barça shkatërron Realin, Superkupa është e katalanasve

Spanjë | 4 vite më parë

Barcelona fiton me meritë El Clasico-n e eksportuar kundër Real Madridit të Ancelottit dhe kështu rrëmben trofeun e Superkupës së Spanjës, titullin e parë të vitit 2023. I dhurojnë Xavi-t titullin e parë që kur mori pankinën e katalanasve me golat e Gavi dhe Lewandowski, i cili gjithashtu goditi shtyllën, në pjesën e parë,  ndërsa kompletoi suksesin Pedri në pjesën e dytë. Goli I nderit për blancos u shënua nga Benzema.

Kështu, katalanasit i dhanë fund një agjërimi që zgjati që nga 17 prilli 2021, kur djemtë e atëhershëm të stërvitur nga Ronald Koman fituan Kupën e Mbretit duke realizuar një poker përballë Atheltic Bilbaos. Është hera e 14-të që Barça fiton trofeun, një rekord.

Ancelotti nuk kishte humbur një finale që nga ajo e Kupës së Mbretit 2013, fituar nga Atletico Madrid, gati dhjetë vjet më parë.  Një nokaut shqetësues për Ancelottin dhe ekipin e tij? Nisur nga momenti, po. I mundur nga Villarreal pak ditë më parë në ligë, i mposhtur në Superkupë dhe pas pak ditësh Villarreali i Quique Setién do të jetë përsëri në Kupë. Ekziston rreziku të gënjejnë veten përsëri.

Por është gjithashtu e qartë se nuk është versioni më i mirë i Realit që ka ka bërë ngarkesa specifike pas Kupës së Botës (ndoshta shumë) dhe duhet të dalë nga kjo gjendje. Ndërkohë, Barça e re po shijon këtë trofe dhe këtë El Clasico të fituar.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme