Barcelona ndalet në “Camp Nou”, 1-1 me Espanyol

Barcelona frenohet në derbin me Espanyolin dhe tani ndan kryesimin e renditjes në La Liga me Real Madridin, të dy me 38 pikë. Katalanasit kaluan në avantazh pas shtatë minutash me Marcos Alonso, i cili realizoi në ekzekutimin e një goditje këndi. Ishin Blaugranët ata që bënë ndeshjen dhe sërish Marcos Alonso iu afrua dyfishimit në minutën e 19-të, ndërsa në minutën e 24-të ishte Raphinha ai që ishte afër 2-0. Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi, pas pesë minutash Sergi Roberto për pak sa nuk goditi shtyllën me kokë, në minutën e 55 ishte radha e Leëandoëskit për të koleksionuar një tjetër rast të humbur
Sumë raste të humbura nga të besuarit e Xavi-t dhe më pas në minutën e 72-të ishte Espanyol që goditi çuditërisht: një penallti për miqtë dhe Joselu firmosi 1-1. Më pas loja bëhet shumë nervoze dhe Lahoz nxjerr dy të kuqtë në hapësirën e pesë minutave, një në secilën anë: fillimisht Jordi Alba në minutën e 78-të për një karton të verdhë të dyfishtë në pak sekonda, më pas Vinicius Souza për një mbajtje në mesfushë. Nerva të tensionuara, Barcelona provon sulmin e fundit, por rezultati nuk ndryshon pas më shumë se 10′ rikuperim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



