Pique, njoftim shokues: do largohem nga Barcelona dhe futbolli

Spanjë | 4 vite më parë

Njoftimi tronditës nga Gerard Pique për lamtumirën e Barcelonës dhe futbollit. Mbrojtësi 35-vjeçar spanjoll do të varë këpucët. Flamuri i klubit katalanas komunikon në rrjetet sociale se ndeshja e së shtunës ndaj Almerias do të jetë e fundit në Camp Nou dhe se nuk do të ketë asnjë ekip tjetër në të ardhmen e tij.

Pique i beson rrjeteve sociale lajmin për vendimin më të fundit, duke iu drejtuar në mënyrë konfidenciale tifozëve: “Që kur isha fëmijë kam dashur të jem futbollist, doja të isha lojtar i Barcelonës. Këtu i bëra realitet të gjitha ëndrrat e mia, është koha që rrethi të mbyllet. Siç e kam thënë gjithmonë nuk do të ketë ekipe të tjera pas Barcelonës. Kjo e shtunë do të jetë ndeshjen ime e fundit në Camp Nou, por do të takohemi sërish së shpejti!”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme