Barça, çfarë fitorja: me dhjetë lojtarë përmbys Osasunën

Fitore shumë e rëndë për mënyrën se si u arrit. Barcelona, me 10 lojtarë dhe me një gol të pësuar, arriti të reagojë dhe të përmbysë 2-1 Osasunën, e cila nga ëndrra e vendit të tretë gjendet në vendin e gjashtë me 23 pikë. 0-0 zgjat vetëm 6 minuta, në skenë ngjiten dy Garcia: këndorja e Ruben dhe goditja me kokë e David që mposht ter Stegen, me Barcelonën që rikthehet të pranojë goli pas katër ndeshjeve. Pas gjysmë ore, loja ndryshon më tej: Leëandoëski, i paralajmëruar, ndërhyn ndaj David Garcia, merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë në dhjetë formacionin e Xavi.
Pavarësisht inferioritetit numerik, katalanasit prekin barazimin, por finalizimi i Ferran Torres anullohet për pozicion jashtë loje. Megjithatë, 1-1 vjen në minutën e 48-të falë Pedri, i cili merr topin në zonë pas devijimit së David Garcia dhe barazon rezultatin, 1-1.
Pas paradës së ter Stegenit ndaj Moi Gomez, vjen episodi që përmbys komplet ndeshjen: pasimi i de Jong për Raphinha, i cili nuk gabon në minutën e 85-të. Në finale, Barcelona reziston dhe fiton 2-1. Fitorja e pestë radhazi dhe Reali në -5, në pritje të angazhimit të njerëzve të Ancelottit në Bernabeu me Cadizin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




