Reali rrëmben derbin me Atletikon dhe ruan vendin e parë

Spanjë | 4 vite më parë

Derbi i Madridit është edhe një herë për Realin: në Ëanda Metropolitano, blancos mundën 2-1 Atleticon dhe kalojnë sërish Barcelonën, duke zënë përsëri vendin e parë me pikë të plota. Pjesa e parë është një monolog nga të besuarit e Ancelottit: në 18′ Rodrygo shkëmben mrekullisht me Tchouameni dhe mposht Oblak duke nënshkruar 1-0 për miqtë. Në 36′, një tjetër aksion mahnitës çon në 2-0: Vinicius kalon majtas, futet në zonë dhe godet. Oblak e dërgon topin në shtyllë, por Valverde nxiton drejt topit dhe shënon me të djathtën në portën e zbrazët.

Duket si preludi i një sfide njëkahëshe, por në pjesën e dytë colchoneros rezistojnë dhe me të vërtetë arrijnë të shkurtojnë distancën: goditje nga këndi dhe goditje me kokë nga Hermoso, i cili ndëshkon daljen e keqe të Courtois dhe firmos 1-2 në 83′.  Autori i golit, megjithatë, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 91-të. Në finale, Reali rezistoi dhe mund të gëzohet: është i pari me 18 pikë nga 18 të mundshme, +2 ndaj Barcelonës. Atletico e Simeones, nga ana tjetër, mbetet në vend të shtatë me 10 pikë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme