Atak kardiak për një tifoz, ndërpritet Cadiz-Barcelona

Momente dramatike në Cadiz: ndeshja e Ligës mes vendasve dhe Barcelonës u ndërpre rreth minutës së 81-të për shkak të një ataku kardiak të një tifozi në tribunën pas portës së Cadiz. Portieri i Cadiz-it, Ledesma, dërgoi një defibrilator në tribuna për t’ia çuar pajisjen mjekëve sa më shpejt të jetë e mundur. Kaq shumë tension në fytyrat e lojtarëve – disa u lutën – dhe heshtje në stadium, në pritje të lajmeve qetësuese. Dy skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjes. Ndeshja rifilloi më vonë dhe përfundoi 4-0 për katalanasit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




