Valencia, Gattuso mund të buzëqeshë: po për ardhjen e Cavanit

Spanjë | 4 vite më parë

Telenovelës Cavani tashmë i ka ardhur fundi. Pas eksperiencave me Palermon dhe Napolin në Serie A, me PSG në Ligue 1 dhe me Manchester United në Premier League, sulmuesi uruguaian po përgatitet të garojë edhe me ligën spanjolle. Statusi zyrtar ende mungon, por Matadori sapo ka zbritur në Valencia për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me klubin e trajnerit Gattuso.

Është fituar konkurrenca me Nice, Villarreal dhe Real Sociedad. Në mbrëmje Valencia do të përballet me Atlético Madrid të Simeones në Mestalla në ndeshjen e vlefshme për ditën e tretë të kampionatit. Kush e di se Cavani mund të shfaqet tashmë në stadium për të ndjekur ndeshjen dhe për të brohoritur shokët e tij të rinj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme