Barcelona, metoda e Xavi: Ja si i bind lojtarët

Trajneri i Barcelonës, Xavi, në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore kundër Juventusit, foli për çështje të ndryshme që lidhen me projektin Blaugrana. Duke iu përgjigjur edhe disa pyetjeve për karizmën e tij dhe sa një fjalë në merkato mund të ndikojë për të bindur lojtarë të caktuar që të kalojnë në Katalonjë, trajneri është përgjigjur në mënyrë të veçantë, siç nënvizon edhe Marca.
“Nëse unë kam bërë diferencën në negociatat me lojtarët e ardhur? Nuk do të thosha se bëra diferencën, por një punë e madhe u bë nga drejtuesit”, tha Xavi. “Çfarë u them lojtarëve për t’i bindur që të vijnë këtu, thjesht nuk i krahasoj projektet e ekipit. I shpjegoj gjërat qartë: stilin e lojës, pozicionin, modelin e klubit dhe madje edhe të qytetit. Unë jam i pari që jap 100%, përpiqem të argëtoj lojtarët. Pastaj, madhështia e Barcelonës, sigurisht, është një ndihmë”.
Dhe përsëri: “Madhështia e klubit shihet dhe ka një entuziazëm të madh te tifozët. Që dikush si Lewandowski na ka zgjedhur është një gjë shumë e rëndësishme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




