Muriqi tek Majorka, punë e mbaruar

Spanjë | 4 vite më parë

Vedat Muriqi u largua nga Roma për në Austri. Sulmuesi i Lazios ka bërë vizitat me Maiorca, që ndodhet në zonën e Innsbruck në fazë përgatitore. Pasdite skuadra spanjolle do të luajë një ndeshje miqësore kundër Genoa-s, Pirati duhet ta ndjekë ndeshjen në tribunë. Në mëngjes analizat mjekësore nën vështrimin e mjekut Adolfo Munoz Macho.

Sytë nga vizitat pas asaj që ndodhi me Bruges. Por edhe në Mallorca ka një ndjenjë se kontrollet e dështuara ishin vetëm një pretekst për të hedhur në erë marrëveshjen. Muriqi është kontrolluar në Romë, gjithçka është në rregull. Ai mezi pret të kthehet në Spanjë pas gjashtë muajve që luajti shumë mirë. Do t’i bashkohet skuadrës nga nesër, marrëveshja pritet të zyrtarizohet në orët në vijim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme