Lewandowski, fjalët e para si katalanas: Barça është rikthyer

Sapo zbarkoi në Miami, ku iu bashkua shokëve të tij të rinj të Barcelonës, Robert Lewandowski deklaron: “Shumë i lumtur që jam këtu. Ishte e lehtë të vendosa të vija te Barça”, raporton faqja zyrtare e klubit katalanas.
“Barça është rikthyer. Mendoj se mund të ndihmoj që skuadra të kthehet në majat e futbollit europian. Ka qenë një ditë e gjatë. Shpresoj se do të fillojmë të fitojmë menjëherë. Më pëlqen të fitoj trofe dhe ky është një kapitull i ri për mua, me sfida të reja. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe për një skuadër të madhe. Unë kam folur tashmë me Xavi dhe i di idetë e tij. Ai ishte një lojtar i madh dhe e pret një e ardhme e madhe si trajner”, përfundoi sulmuesi polak, i cili përshëndeti Bayern pas tetë sezonesh, 19 trofe dhe 344 gola të shënuar në 375 ndeshje.
Tregu i transferimeve të Barcelonës nuk do të ndalet me blerjen e Robert Lewandowskit. Siç raporton Radio MARCA, katalanasit në orët e ardhshme duan të mbyllen edhe për mbrojtësin e Chelsea, Cesar Azpilicueta. Spanjolli vlerësohet në rreth tetë milionë euro, por Barça është e bindur se do të jetë në gjendje të gjejë një marrëveshje me shifra më të ulëta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




