Derbi i Madridit për Atletikon, tani -1 nga Sevilla e vendit

Spanjë | 4 vite më parë

Me një goditje të vetme Atletico Madrid fitoi derbin 1-0 kundër Realit (kampion i ri i Spanjës dhe i rimodeluar), blindon zonën Champions dhe gjithashtu kërcënon Sevillan në vendin e tretë. Colchoneros menjëherë një hap larg avantazhit: Kondogbia rikuperon topin në afërsi të zonës, i shërben Carrascos që godet diagonalisht, por gjuajtja është e gabuar. Në 10′ Carrasco parakalon Casemiron me një kthesë dhe godet: një top që prek shtyllën, me Lunin të palëvizshëm.

Përgjigja e Blancos, me Lucas Vazquez që depërton në qendër dhe godet me të majtën: Gimenez sakrifikon veten dhe refuzon goditjen. Vendasit sërish të rrezikshëm pas gjysmë ore lojë: Cunha ka një mundësi, por goditja e tij ndalet nga Naço.

Në minutën e 40-të, në VAR rishikohet kontakti mes Vallejos dhe Cunhas dhe akordohet penallti, e transformuar më pas në gol nga Carrasco. Mes pjesës së parë dhe të dytë, Oblak e mbyll shumë mirë zonën për Jovic. Një tjetër goditje e këtij të fundit neutralizohet nga një Gimenez i vëmendshëm. Nga ana tjetër, Carrasco është pranë dopietës. Oblak është në lartësinë e duhur, këtë herë ndaj Valverde. Rasti i Naços, i cili nuk shënon, është i fundit i ndeshjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme