Reali bën mrekullinë: nga 0-2 në 3-2 në fushën e Sevillas

Me një rikuperim të mahnitshëm, Real Madridi u rikthye dhe mundi 3-2 Sevillan, duke iu afruar dukshëm titullit. Megjithatë, 25 minutat e para të Sanchez-Pizjuan duket se tregojnë një lojë shumë të ndryshme: në minutën e 21-të, Ivan Rakitic me një goditje dënimi nënshkruan avantazhin e andaluzëve. Në 25′ është 2-0 për të besuarit e Lopeteguit: Courtois humbet në dalje dhe situate e krijuar favorizon Lamelën, i cili me portën e zbrazët nuk gabon me të majtën. Në fillim të pjesës së dytë, blancos shkurtojnë diferencën: Ancelotti fut Rodrygo dhe lëvizja shpërblehet, sepse lojtari i ri pas 4 minutash firmos 2-1 nga disa hapa në një asistim të Carvajal.
Goli u jep zemër madrilenëve, të cilët në minutën e 74-ët duket se gjejnë barazim me Vinicius, i cili kontrollon dhe shënon me të djathtën, por goli anulohet pas rishikimit në VAR për shkak të një loje të dyshimtë me dorë të brazilianit. Zgjidhja vjen përsëri nga pankina: Ancelotti fut Fernandez dhe, me topin e parë të disponueshëm, shënon golin e barazimit, 2-2.
Reali ndjen erën e një rikthimi, i cili vjen me përpikmëri në minutën e 92-të falë të zakonshmit Karim Benzema: francezi pranon nga e djathta një top nga Rodrygo, kontrollon dhe e dërgon në portë, 3-2, që i lejon Ancelottit të kapërcejë një nga pengesat e fundit për fitoren e titullit.
Nga ana tjetër, Sevilla pëson nokautin e parë në shtëpi në La Liga dhe mbetet e dyta me 60 pikë së bashku me Atletico-n dhe Barcelonën, e cila ka dy ndeshje më pak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




