Ferran Torres dhe Depay firmosin rikthimin e Barçës

Spanjë | 5 vite më parë

Barcelona vazhdon rrugëtimin drejt Champions League: fitorja e tretë radhazi (e katërta në pesë ndeshjet e fundit) falë rikthimit 2-1 kundër Elche. Një rezultat i rëndësishëm, sepse i lejon skuadrës së Xavit të fitojë tri pikë vendimtare në ditën e ndeshjes mes dy rivalëve për Europën, që ka rëndësi. Në pjesën e parë, katalanasit ishin më të rrezikshëm, me Dembélé dhe de Jong që detyrojnë Badia të bëjë pritje shpëtimtare.

Megjithatë, me kalimin e minutave, vendasit rriten dhe, pas një mundësie për Morente, gjejnë avantazhin pak para përfundimit të pjesës së parë: Pedri gabon dhe i jep mundësinë Fidel, i cili hyn në zonë dhe me një një goditje precize mposht ter Stegen, duke nënshkruar 1-0.

Në pjesën e dytë, megjithatë, Ferran Torres merr skenën, i cili fillimisht humbet dy raste, më pas reagon në goditjen e gabuar të Jordi Alba dhe me një devijim para portës mposht Badia, duke e kthyer gjithçka në barazpeshë kur ishte bërë një orë lojë.

Ish-lojtari i  City bëhet sërish i rrezikshëm, ndërsa në 84′ vendoset fati i ndeshjes: Barragan prek topin me parakrah në zonë dhe provokon penalltinë për katalanasit, e transformuar në gol nga Depay, 2-1. Në finale, Barcelona reziston dhe ngjitet në kuotën e 48 pikë, duke vazhduar rrugëtimin drejt Champions League. Nga ana tjetër, Elche humbi të tretën nga katër ndeshjet e fundit, me avantazhin ndaj zonës së rënies në 5 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme