Barcelona, fitore me “poker” ndaj Bilbaos

Spanjë | 5 vite më parë

Barcelona mundi 4-0 Bilbaon dhe rifitoi vendin e katërt së bashku me Atletico Madrid, duke zbritur gjithashtu në -1 nga Betisi i vendit të tretë. Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 37-të: goditja perfekte e Pedrit nga këndi, dhe tentative e Piqué me kokë goditi traversën, por në rikthim ishte Aubameyang, i cili gjeti kordinimin në një moment dhe shënon në portën e zbrazët.

Goli i parë në Camp Nou me fanellën e re për ish- sulmuesin e Arsenal. Bilbao përpiqet të ngrejë qendrën e gravitetit në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të, pas një rrëshqitjeje të Vivan, përballë portierit të miqve del Ferran Torres, i cili e hipnotizon duke e neutralizuar me këmbën e djathtë.

Pavarësisht fishkëllimave të tifozëve, Dembélé dyfishon në minutën e 73-të: francezi përshpejton, pranon nga Frenkie De Jong, futet në zonë, e merr topin majtas dhe shkarkon një goditje fituese nën traversë. Luuk De Jong 90’, me kokë, dhe Depay 90+4 kompletojnë pokerin.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme