Barcelona, ​​me të gjithë forcën për Haland

Spanjë | 5 vite më parë

Sipas Sport, Barcelona do të bëjë gjithçka për të nënshkruar me Erling Haaland në qershor. Sulmuesi i ri norvegjez ka një interesim dhe nga ana e Real Madridin, i cili megjithatë duket se është ftohur pak kohët e fundit, me blancos që mendojnë për Leëandoëski. Kontrata e sulmuesit me Borussia Dortmund skadon në qershor të vitit 2024, por në fund të sezonit aktual do të aktivizohet klauzola e lirimit prej 75 milionë euro, që do të thotë se nëse një klub paguan atë shumë, ish-sulmuesi i Salzburgut mund të largohet nga qyteti i Ruhr-it pa pasur nevojë të merret me klubin.

Katalanasit po mendojnë një strategji të veçantë ekonomike për të blerë lojtarin norvegjez. Mino Raiola, agjenti i sulmuesit, mësohet se I ka thënë presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, se Haaland do të marrë vendimin për të ardhmen e tij midis marsit dhe prillit, por gjithashtu se ai do i japë përparësi katalanasve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme