Vedat Muriqi, heroi i ri i Majorkës

Më në fund buzëqesh, Vedat Muriqi. Në Mallorca duket se e ka gjetur veten. Goli i parë në debutimin e tij në La Liga, një objektiv themelor që lejoi djemtë e stërvitur të Luis Garcia të mundin Cadiz 2-1. Vedati shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, por tashmë trajneri dhe tifozët po e brohorasin. “Ai është një lojtar shumë i ndryshëm nga ata që kishim ne, na mungonte një profil i tillë”, janë fjalët e menaxherit të klubit.
Fansat, në rrjetet sociale, e kanë kurorëzuar tashmë atë si heroin e ri. Goli u vlerësua, por edhe dhe mbi të gjitha mbështetja për ekipin. Angazhimi ndaj Lacios sigurisht që nuk ka munguar kurrë. Ai praktikisht ka barazuar rekordin e golave të shënuar në fanellën e bardhekaltërve në ligë: një. Goli tjetër me firmën e Vedatit me shqiponjën në gjoks u arrit në Kupën e Italisë.
“Kam arritur të shënoj në ndeshjen time të parë në shtëpi, por për mua e rëndësishme është që skuadra të fitojë dhe të marrë 3 pikët. Kur je sulmues, gjithmonë dëshiron të shënosh, ndaj i kërkova Salva-s penalltinë e parë, por ai më la të dytin dhe i jam shumë mirënjohës për gjithçka shokëve të skuadrës që më pritën shumë mirë”. Aventura në Spanjë për lojtarin ende në pronësi të Lacios duket se ka nisur nën kujdesin më të mirë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




