Reali, Ançeloti për sfidën me Bilbaon: E komplikuar

Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos, e vlefshme për çerekfinalet e kompeticionit. Trajneri i Real Madridit ndër të tjera ka prekur edhe skadimin e pretenduar të licencës si trajner që kishte bërë bujë ditët e fundit. Tekniku italian sqaroi situatën, ja fjalët e tij: “Unë jam një njeri që përpiqem të respektoj ligjin, mendoj se ishte një keqkuptim. Kishte skaduar por Federata Spanjolle më ndihmoi me një kurs në tetor. Ishte një problem komunikimi. Më duhet të falënderoj trajnerët spanjollë për atë kurs”.
Për ndeshjen e Kupës – “Do të jetë një lojë shumë e rëndësishme për ne, jemi shumë të emocionuar. E komplikuar, me një atmosferë të jashtëzakonshme. Ne kemi luajtur shumë herë këtë sezon kundër tyre dhe mendoj se do të jetë një lojë shumë e ekuilibruar. Për të fituar në San Mamés do të duhet të nxjerrim më të mirën. Benzema ka bërë një punë individuale. Ka mundësi të mira, por pas stërvitjes do të vendosim. Nuk kemi ndërmend të rrezikojmë. Nëse ai është mirë, do të luajë, përndryshe dikush tjetër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




