UEFA “tallet” me Ançelotin

Carlo Ancelotti është njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit dhe tani në krye të Real Madridit, por diten e dielë u raportua se UEFA i ka kërkuar atij të futet në trajnim para se të ulet në stol përsëri. Tashme Carlo Ancelotti nuk ka licencë për të vazhduar stërvitjen. Kështu siguron Corriere dello Sport, duke sqaruar të henën se licenca e trajnerit italian ka skaduar më 31 dhjetor dhe UEFA duhej ta kishte informuar tashmë Ancelottin. Për të rinovuar atë licencë, Ancelotti duhet të marrë kurse 15-orëshe.
Sipas mediave italiane UEFA ia dërgoi 62-vjeçarin një letër paralajmëruese se i duhet ta japë testin e trajnerit përsëri nëse dëshiron ta vazhdojë punën e trajnerit. Gjatë karrierës si trajner i Milanit, Chelsea, PSG-s, Real Madridit dhe Bayern Munich, Ancelotti i fitoi hiç më pak se 21 trofe në nivel klubi. Përfshirë tre trofe të garës më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, tituj kampioni në Itali, Francë dhe Angli.
Federata e Futbollit në Spanjë e ka kontaktuar shtëpinë e futbollit evropian për t’i thënë se futja e Ancelottit në test pas 1.200 ndeshjeve si trajner do t’i bëjë të duken te çmendur të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë proces.
Licencat e trajnerit të UEFA-s janë të vlefshme për tre vjet dhe kursi i rivlerësimit të licencës UEFA u mbajt në Federatë tetorin e kaluar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




