Diego Kosta, drejt Barcelonës

Spanjë | 5 vite më parë

Nga hipoteza Salernitana tek ajo e Barcelonës. Flitet për Diego Kostën, i cili në këto orë të fundit të merkatos dimëore është duke u kërkuar nga disa klube Europiane. Teksa ka përfunduar eksperiencën me brazilianët e Atletiko Mineiros, më shumë e suksesshme se në vende të tjera, sulmuesi është duke kërkuar një skuadër të re. Disa pista të ndryshme kanë qarkulluar në këto javët e fundit, më e mundshmja duket ajo që e kthen në Spanjë, në La Liga.

Sikurse raporton Sporti, në fakt, sulmuesi ka treguar gjithmonë dëshirën e tij për t’u kthyer në kampionatin iberik. Edhe pse thashetheme e diskutime të ndryshme e shihnin shumë më pranë Valencias, pista Barcelona mund të jetë më e mundshme. Do të jenë orë të “nxehta” për çështjen Dembele e nëse francezi ikën, Diego Kosta mund të jetë një sulmues perfekt për lojën e Ksavit. Pas ardhjes së Ferran Torres dhe të Adama Traore, tekniku blaugran është në kërkim të një sulmuesi “pykë”.

E vështirë të mendohet që Barcelona të mund të shpenzojë për Obamejang. Në të njëjtën kohë edhe pista Morata duket se nuk ekziston më. E në këto kushte Diego Kosta, ish-sulmuesi i Atletiko Mineiros, do të jetë zgjidhja ideale për kërkesat e Ksavit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme