Reali i Madridit shpëton nga humbja

Spanjë | 5 vite më parë

Një psherëtimë lehtësimi për Real Madridin që arrin barazimin 2-2 në shtëpi ndaj Elche vetëm në shtesë dhe shkon në +4 ndaj Sevillas, duke humbur mundësinë e shkëputjes në krye. Reali u nis fuqishëm duke komanduar lojën: rasti i madh vjen në minutën e 32-të kur arbitri akordon një penallti, por Benzema gjuan lart. Më pas mysafirët e morën veten duke u rikthyer në lojë dhe ndëshkuan vendësit në fund të pjesës së parë me Boye me kokë.

Reali del nga dhomat e zhveshjes i vendosur për të rikuperuar dhe në fillim vjen një tjetër penallti në favor: megjithatë, këtë herë është Var ai që thyen shpresat sepse Hazard e lë veten të bjerë pa u penguar. Blancos vazhdojnë të shtyjnë, por në minutën e 75-të dyfishimi befasues i Elche vjen me një goditje të bukur diagonale nga Milla.

Duket punë e mbaruar për Elche, por kalojnë vetëm pesë minuta dhe Milla është përsëri protagonist, këtë herë kundër skuadrës së tij, sepse shkakton penallti. Është Modric që nuk gabon duke shkurtuar distancën. Më pas nis sulmi final nga Real Madridi dhe barazimi  arrin në minutën e 92-të me një goditje me kokë të Militao, 2-2.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme