Kupa e Spanjës hedh shortin e çerekfinaleve

Spanjë | 5 vite më parë

Veprimtaria më e vjetër e futbollit spanjoll, Kupa e Spanjës, që njihet ndryshe si Kupa e Mbretit, ka mbyllur të enjten në mbrëmje turin e 16-shes, duke përcaktuar edhe 8 skuadrat që vijojnë më tej betejën për këtë trofe. Dhe të premten në mesditë është hedhur shorti i çerekfinaleve, ku padyshim spikat përballja midis Atletik Bilbaos dhe Realit të Madridit. Baskët u hakmorën për humbjen sezonin e shkuar përballë Barcelonës, duke i eliminuar të enjten në mbrëmje katalanët, pas fitores 3-2 në shtesë, ndërsa edhe Reali për t’u kualifikuar me përmbysje përballë Elçes.

Duhet theksuar se 8 të skuadrat që kanë mbërritur në çerekfinale militojnë në nivelin më të lartë të kampionatit spanjoll të futbollit dhe një çift i baraspeshuar është ai midis Real Sociedadit të vendit të 5-të dhe Real Betisit të vendit të 3-të. Ndërkaq, në dy duelet e tjera janë vënë përballë dy ekipe të gjysmës së sipërme të renditjes me dy të gjysmës së poshtme, pasi Valencia pret Kadizin, ndërsa Majorka është mysafire në kryeqytet për t’u ndeshur me Rajo Vajekanon.

Takimet e çerekfinaleve, që do të zhvillon si deri më tani, me një përballje të vetme, janë planifikuar të luhen të mërkurën e 2 shkurtit 2022.

Shorti:

Athletic Club vs Real Madrid

Real Sociedad vs Real Betis

Valencia vs Cádiz

Rayo Vallecano vs Mallorca

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme