Superkupa e Spanjës, Modriç e Benzema firmosin triumfin e Realit

Real Madrid është fituesi i Superkupës së Spanjës për herë të dymbëdhjetë, teksa në mbrëmjen e së dielës, në finalen e luajtur në Xheda të Arabisë Saudite, mundi Atletik Bilbaon, 2-0. Nga një gol për çdo pjesë loje, kurse Ançeloti i gëzohet trofeut të parë sezonal. Reali e ka administruar mirë lojën dhe ka goditur atëherë kur duhej. Kështu në të 38’, Luka Modriç i kalon madrilenët në avantazh. Në pjesën e dytë, në të 52’, vjen një penallti e akorduar nga sistemi VAR, kjo pas prekjes së topit me dorë nga Jeraj pas gjuajtjes së Benzema.
Pikërisht francezi merr përsipër gjuajtjen nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa topi ka përfunduar në krahun e djathtë të Unai Simon. Ndërkohë në të 87’ sërisht sistemi VAR i vjen në ndihmë gjyqtari të ndeshjes, Grado, teksa prekja e topit me dorë nga Militao është konsideruar penallti për Atletik Bilbao. Kartoni i kuq për Militaon, ndërsa për fatin e mirë të madrilenëve Garsia gabon në gjuajtje duke e dërguar topin jashtë. Përfundimisht Real Madrid, me një fitore të pastër 2-0, ka merituar Superkupën e Spanjës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




