Reali, është ndarë nga jeta Gento: i vetmi që ka fituar 6 Kupa

Spanjë | 5 vite më parë

Real Madridi, në zi për vdekjen e Francisco Gento, legjendës së klubit dhe futbollistit të vetëm në histori që ka fituar gjashtë Kupa Kampionesh. Gento u nda nga jeta të martën në moshën 88-vjeçare. Ai aktualisht mbante rolin e presidentit nderi të Real Madridit. Klubi spanjoll e kujtoi atë me një deklaratë të gjatë: “Real Madrid CF, presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve të tij shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e Francisco Gento, president nderi i Real Madrid dhe një nga legjendat më të mëdha të klubit tonë dhe futbollit botëror. Real Madridi dëshiron të shpreh ngushëllimet dhe dashurinë për gruan e tij Mari Luz, fëmijët e tij Francisco dhe Julio, mbesat e tij Aitana dhe Candela dhe të gjithë të afërmit, kolegët dhe të dashurit e tij”.

Klubi spanjoll kujton të gjitha sukseset dhe momentet më të rëndësishme të jetuara me fanellën e Real Madridit. “Paco Gento është lojtari i vetëm në historinë e futbollit që ka fituar 6 Kupa Kampionesh. Ai mbrojti fanellën e klubit tonë midis viteve 1953 dhe 1971 dhe gjatë 18 sezoneve të tij në Real Madrid ai fitoi, përveç 6 Kupave të Kampionëve, 12 Liga, 2 Kupa Spanjolle, 1 Kupa Interkontinentale, 1 Kupë Bote dhe 2 Kupa Latine. Me Real Madrid ka luajtur 600 ndeshje dhe ka shënuar 182 gola. Ka luajtur me skuadrën spanjolle, 43 ndeshje ndërkombëtare. Paco Gento përfaqësoi me besnikëri të gjitha vlerat e Real Madridit, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për Real Madridin dhe botën e sportit. Tifozët e Real Madridit dhe të gjithë tifozët e futbollit do ta kujtojnë gjithmonë atë si një nga legjendat e tyre të mëdha”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme