Barcelona dhe Reali, kualifikim me vuajtje

Spanjë | 5 vite më parë

Barcelona dhe Real Madrid, edhe pse kanë patur kundërshtar inferior përballë në 1/16 të finaleve të Kupës së Mbretit, kanë vuajtur për t’u kualifikuar për më tej. Madje kanë fituar me përmbysje, ndërsa ndeshjet e ardhura drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar kanë qenë më shumë se sa emocionuese. Barcelona ka patur përballë Linares, të cilën e ka mundur me shumë vështirësi, ndërsa deri në të 63’ ka qenë në disavantazh.

Vendësit kanë shënuar të parët në të 18’ me anë të Hugo Diaz. Në pjesën e dytë duhet Dembele nga stoli, që Barcelona të gjejë barazimin dhe njëkohësisht qetësinë. E pas gjashtë minutash Xhuntgla do të vulosë fitoren e skuadrës blaugrane. Madje kjo ndeshje ka qenë edhe premiera e Davi Alvesh tek Barcelona. Sakaq edhe Real Madrid ka vuajtur përballë Alkojanos, skuadër e cila sezonin e kaluar e pat eleminuar nga Kupa.

Militao ka dhënë avantazhin në të 39’ për skuadrën e Ançelotit, por rikthehen hijet e përmbysjes pas barazimit të Dani Vegës në të 66’. Asensio në të 77’ dhe Isko në të 79’ vendosin kualifikimin e Realit për më tej në Kupën e Spanjës, ndërsa të enjten, po në ora 21:25, në RTSH Sport do të vijë takimi Rajo Majadahonda – Atletiko Madrid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme