Covid, Spanja dhe La Liga në emergjencë: stadiumet reduktohen

Spanjë | 5 vite më parë

Spanja dhe La Liga po dridhen përballë emergjencës Covid dhe po vrapojnë për t’u mbrojtur. Duke marrë parasysh rritjen e infeksioneve dhe përhapjen e variantit Omicron, u vendos që kapaciteti në ambientet sportive të hapura të ulet në 75% (më parë ishte 100%) dhe në 50% për ato të mbyllura (më parë ishte 80%).  Një hap prapa në krahasim me masat e fundit të marra, por të nevojshme për të kufizuar infeksionet, të cilat shpërthyen edhe në ekipet e La Ligës: në Elche 12 pozitive dhe në Sevilla tre të tjera, ndërsa në Real Madrid dhe Barcelonë pati shpërthime të vogla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme