Reali dominon derbin dhe “arratiset”

Spanjë | 5 vite më parë

Real Madridi nuk ndalet, dominon derbin dhe konfirmon arratisjen e tij në krye të klasifikimit në La Liga. Në Bernabeu, vjen një 2-0 pa shumë histori kundër Atletico të Cholo Simeone, tani shumë larg majës. Sfida është zhbllokuar në 16′: Vinicius asiston në qendër për Benzema, i cili me një gjuajtje përrallore mposht Oblak dhe firmos 1-0 në favor të blancos. Pjesa e parë përfundon me portierët protagonistë: Courtois neutralizon goditjen e dënimit të Griezmann-it, ndërsa Oblak ndalon Vinicius dhe shmang 2-0.

Në fillim të pjesës së dytë, portieri belg i Realit ndaloi Joao Felix-in dhe Cunha-n, me dy ndërhyrje vendimtare. Në të 57-ën vjen dyfishimi: Vinicius është përsëri protagonist, i shërbyer pas një pune të madhe të Jovic, për të përfunduar aksioni në këmbët e Asensio, i cili me një të majtë shumë precize mposht sërish Oblak, duke nënshkruar 2-0 që mbyll sfidën. Braziliani gjithashtu kërkon kënaqësinë personale, por thjesht i mungon pasqyra, pastaj është sërish Courtois ai që mban portën e pastër duke neutralizuar Lemar dhe Joao Felix.

Përfundon 2-0: Real Madrid shënon fitoren e shtatë radhazi në La Liga, e dymbëdhjeta në trembëdhjetë të fundit duke marrë parasysh kampionatin dhe Champions League. Tashmë, avantazhi ndaj Sevillas është 8 pikë, me andaluzianët që megjithatë kanë një ndeshje më pak se skuadra e Ancelottit, gjithnjë e më shumë në arrati. Për Simeonen, megjithatë, vjen nokauti i dytë radhazi: ky që e çon Realin në +13 dhemb edhe më shumë. Megjithatë, colchoneros ruajnë vendin e katërt me 29 pikë së bashku me Real Sociedad.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme