Barcelona kërkon sulmues

Barcelona vazhdon të këmbëngulë për t’i dhënë Xavit një përforcim në sulm. Dëshira është për Ferran Torres, por operacioni për të marrë këtë lojtar nuk është i lehtë. Prandaj po shikohet një nga këta dy lojtarë, Timo Ëerner dhe Hakim Ziyech. Sipas Sport, Chelsea ka qenë i hapur për largimin e gjermanit dhe marokenit në kushte të favorshme për Barçën. Nga këto transferime blutë do të kishin edhe pjesën e tyre të përfitimeve.
Të dy këta lojtarë nuk janë në preferencat e Tuchelin, ndaj me kënaqësi do të kërkonin minuta, të cilat do t’ia ofronte Barça. Sipas të përditshmes katalane, Sports, e rëndësishme është që, klubi i kryesuar nga Joan Laporta e sheh ekonomikisht të arsyeshme përfshirjen e njërit prej dy sulmuesve.
Ajo siguron se në këtë kohë, Barça ka kontaktuar me të dy lojtarët, të cilët kanë gatishmëri të plotë për t’u larguar nga Premierliga, pasi duan të kenë më shumë minuta dhe të ndihen protagonistë. Në parim, Ziyech duket më i përshtashëm për skuadrën katalane, por edhe Ëerner nuk mbetet pas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




